BioNTech tregon çmimin e vaksinës antiCOVID-19

Kompania BioNTech ka
bërë të ditur sot se sasia e porosive do të ndikojë në çmimin e vaksinës së saj
potenciale COVID-19 në botën e zhvilluar, transmeton Gazeta Sinjali.

“Çmimi për SHBA për 100 milionë dozat e para është
19,50 dollarë për dozë”, tha kryeshefi i strategjisë i BioNTech, Ryan
Richardson pas publikimit të rezultateve të tremujorit të tretë të martën.

Ai po i referohej marrëveshjes të arritur në korrik nga partneri Pfizer, me qeverinë amerikane për furnizimin e vaksinës.

“Ju mund të mendoni për këtë si një pikë referimi për mënyrën se si do ta çmonim vaksinën në botën e zhvilluar për vëllime të ngjashme”, tha Richardson, raporton Reuters. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Formula 1 publikon kalendarin e garave për vitin 2021

Ngjarja e ardhëshme

Turqia neutralizoi 26 terroristë në veri të Sirisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian