Bindin kryesueset

Janë luajtur sot të gjitha ndeshjet e javës së dhjetë të kampionatit të femrave. Java nisi me supersfidën Tirana AS-Vllaznia. Një ndeshje e luftuar nga të dyja palët, ku në fund të 90 minutave gëzuan shkodranet. Loja nisi vrullshëm, me shkodranet që kërkuan dhe e gjetën golin që në minutën e gjashtë, me Zylfije Bajramaj.

Avantazhi nuk shkoi më shumë se katër minuta, me kryeqytetaset që në minutën e dhjetë arritën të barazojnë me Trokën. Loja vazhdoi me kundërsulme derisa në minutën e 30-të, Bajramaj gjen golin e dytë personal dhe të dytin për skuadrën. 10 minuta më vonë, Megi Doçi trefishon rezultatin dhe shkodranet e mbyllin pjesën e parë në avantazh, me rezultatin 1-3.

Pjesa e dytë vazhdon me të njëjtin ritëm, me vajzat e Tirana AS që kërkojnë të gjejnë golin për të ngushtuar rezultati, por janë sërish shkodranet që përmes Lufos shënojnë golin e katërt në minutën e 68-të. Bajramaj, në minutën e 81 shënon golin e pestë për skuadrën duke vulosur kështu rezultatin final dhe duke shënuar tripletë. 1-5 mbyllet sfida për Vllazninë, të cilat deri më tani nuk e kanë diskutuar fitoren duke kryesuar renditjen me pikë të plota.

Në orën 13:00, startoi sfida AAS-Teuta. Vajzat e durrsake shtangën shkodranet në shtëpi, duke i marrë tre pikë dhe duke i shënuar tre gola. Durrsaket iu gëzuan golit të Habilit në minutën e 20-të, e cila kaloi në avantazh skuadrën e Teutës.

Vajzat e AAS tentuan të gjejnë rrjetën, por pjesa e parë u mbyll në favor të Teutës. Në pjesën e dytë ishin sërish vajzat e bregdetare që gjetën golin me Pucën në minutën e 50-të dhe më pas Kallabaci trefishoi rezultatin. Golin e nderit për shkodranet e shënoi Papaj në të 75. Pavarësisht tentativave dhe lojës sulmuese, rezultati nuk ndryshoi dhe u mbyll në favor të Teutës, 1-3. Durrsaket e shohin tashmë veten në vendin e tetë, me pikë të barabarta me AAS, që me këtë humbje zbresin në vendin e nëntë.

Juban Danja priti në Shkodër kryeqytetaset e Kinostudios, të cilat i mundi me rezultatin e pastër, 3-0. Shkodranet hapin serinë e golave me Matilda Tanushi , e cila gjeti golin që në minutën e 20. Në pjesën e dytë, Vasa shënon dopietë, në minutën e 77-të dhe 84-tët, duke regjistruar rezultatin 3-0. Kinostudio shënon humbjen e radhës dhe gjenden në vendin e 6 në klasifikim me 15 pikë, ndërsa shkodranet në vendin e 4, me 21 pikë.

Derbi myzeqar është mbyllur në favor të Apolonisë, me rezultatin 0-6. Një ndeshje e fortë nga të dyja ekipet, me golin e parë që erdhi në fundin e pjesës së parë, në të 45-tën me Gashin. Në pjesën e dytë, L.Gashi shënon dopietë, në minutat 50 dhe 75. Klea Hamonikaj mendon për skuadrën, duke shënuar edhe tre gola të tjerë në minutat 78, 79 dhe 85.

Apolonia shënon fitoren e radhës, duke mos vënë në diskutim vendin e dytë në klasifikim ndërsa lushnjaret vazhdojnë me ecurinë negative, me 3 pikë pas dhjetë javëve kampionat.
Partizani ka shpërthyer në gola në Bilisht. Një ndeshje e lehtë për të kuqet e kryeqytetit, të cilat fituan në transfertë 0-13 duke regjistruar kështu fitoren e radhës dhe renditen në vendin e shtatë, me 15 pikë ndërsa Bilishti e sheh veten në vendin e fundit me 0 pikë.

Ndeshja e fundit e kësaj jave ishte ajo mes Tiranës dhe Skënderbeun, që fiksoi rezultatin 9-0. Dopieta e Kamberit në minutat 4 dhe 16 hapi serinë e golave për Tiranën. Në minutën e 19, Aliaj trefishon rezultatin ndërsa në të 31 Kodra regjistron golin e katërt për Tiranën. Në të 43, nga pika e bardhë e penalltisë, Metalla shënon për skuadrën e saj, duke mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin 5-0. Në pjesën e dytë, tiranaset gjejnë edhe katër gola të tjerë me Goron (53), Gjonin (60), Metallën (65) dhe Xhindolen (73). Mbyllet me rezultatin 9-0 kjo ndeshje, e cila mban Tiranën në vendin e tretë, dy pikë larg Apolonisë dhe pesë pikë larg kampioneve të Vllaznisë.

Pas javës së dhjetë, renditja e skuadrave:

Vllaznia 30 pikë
Apolonia 27 pikë
Tirana 25 pikë
Juban Danja 21 pikë
Tirana AS 19 pikë
Kinostudio 15 pikë
Partizani 15 pikë
KF Teuta 9 pikë
AAS 9 pikë
Skenderbeu 6 pikë
Lushnja 3 pikë
Bilisht Sport 0 pikë

Ngjarja paraprake

Kungullovski: Fundi i pandemisë është ende larg, ja ku është shpëtimi

Ngjarja e ardhëshme

Largime masive nga Nisma në Malishevë, Isni Kilaj i kthen në PDK trembëdhjetë familje të fshatit Burim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian