Bill Clinton dhe George W. Bush në mbështetje të Ukrainës

Ish-presidentët amerikanë, Bill Clinton dhe George W. Bush kanë vizituar një kishë ukrainase në Çikago në shenjë mbështetjeje për popullin ukrainas.

Clinton dhe Bush kanë vendosur në Kishën Katolike të Shën Volodimir dhe Olha nga një buqët me luledielli të cilat ishin të mbështjellura me shirita të kaltër dhe të verdhë, të cilët simbolizojnë flamurin e ukrainas.

Një ndër ukrainasët të cilët ishte në ato momente në kishë tha se luledielli do të thotë solidaritet, transmeton “Bota sot”.

Ndërkaq, Presidenti Bush në Twitter ka shkruar: “Amerika qëndron në solidaritet me popullin e Ukrainës derisa ata luftojnë për lirinë dhe të ardhmen e tyre”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, 19 mars 2022

Story i radhës

Ndërsa Stalini i ri në Moskë pushton Ukrainën, Stalini i vjetër ripushton Tiranën

Të fundit nga