Biletë falas për Skopje ZOO për të gjiThë shfrytëzuesit e Magenta 1 përmes aplikacionit TelekomMk

Shkup, 6 tetor 2020 (MIA) – Të gjithë shfrytëzuesit e Magenta 1 në mënyrë promovuese marrin biletë falas për vizitë në kopshtin zoologjik në Shkup, e cila mund të shfrytëzohet deri më 31 tetor. Çdo linjë  celulare nga Magenta 1 familja mund ta aktivizojë  biletën elektronike falas përmes ТелекомМК апликацијата, përmes kategorisë “Biletë promovuese për ZOO Shkup”.

Nga pres shërbimi i kopshtit zoologjik informojnë se  njëra nga  funksionalitetet kryesore të aplikacionit interaktiv  Скопје ЗОО  janë biletat onlajn, të cilat mund t’i bleni kudo që të jeni, që t’i shmangni rradhët e pritjes dhe të qëndroni të sigurt gjatë distancës së rekomanduar sociale.

“Skopje ZOO aplikacioni ju ofron edhe edukim interaktiv me të dhëna interesante për kafshët. Më shumë se 500 kafshë nga 83 lloje  janë organizuar sipas kategorive që të mundeni më lehtë të gjindeni  dhe ta  përmbushni  përvojën tuaj si vizitor. Përveç edukimit dhe biletave onlajn, aplikacioni përmban edhe hartë digjitale për navigacion, e cila do ta tregojë rutën se si më lehtë  të arrini  deri në vendbanimin e kafshës suaj të preferuar. Ai është i arritshëm për të gjithë vizitorët, në tre versione gjuhësore, i thjeshtë për përdorim dhe nuk ka nevojë për krijim të profilit shfrytëzues”, potencojnë nga Kopshti zoologjik. sa/

Ngjarja paraprake

Si mund ta zbuloni se të ish-in tuaj e ka marrë malli për ju?

Ngjarja e ardhëshme

Miratohen ndryshimet për projektligjin e Policisë së Shtetit, Lleshaj: Përgjimet ambientale kërkohen vetëm nga komisarët

të fundit nga