Bilanci për 2020: OFL, kthehen 40% e dosjeve

Rreth gjysma e hetimeve pasurore të Policisë së Shtetit bazuar në Operacionin “Forca e Ligjit” janë kthyer mbrapsht nga prokuroria si të pa mbështetura në ligj dhe në prova.

Prokuroria e Posaçme SPAK në bilancin e punës për vitin 2020 ka paraqitur një raport të detajuar në lidhje me ecurinë e operacionit forca e ligjit, të zhvilluar nga policia e shtetit bazuar në aktin normativ që hyri në fuqi në fund të janarit 2020.

Sipas të dhënave që bëhen të ditura nga SPAK, për periudhën 1 shkurt 2020 deri në 19 dhjetor 2020, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar  gjithsej 226 materiale të paraqitura për vlerësim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.  

Nga ky total i materialeve të paraqitura nga policia, SPAK bën me dije se prokurorët kanë dërguar 113 kërkesa për sekuestro në gjykatë, si dhe 55 kërkesa për konfiskim pasurie, nga të cilat sipas të dhënave të Gjykatës së Posaçme, janë pranuar vetëm 11.

Ndërkaq, në 42 raste prokurorët kanë urdhëruar heqjen e sekuestros së vendosur paraprakisht nga ana e policisë së shtetit ndërsa për 50 materiale të tjera të përcjella nga policia, SPAK ka vendosur kthimin e dosjeve në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë për plotësim.

Organi i akuzës ka dorëzuar në gjykatë edhe 7 kërkesa për vendosje mase parandaluese individuale ndërkohë që 14 materiale janë ende në proces vlerësimi nga prokurorët.

Në raportin për aktivitetin gjatë vitit 2020 spak bën të ditur se ka hetuar gjithsej 568 procedime penale me 704 persona në hetim, ku bie në dy numri i lartë i dosjeve dhe personave të hetuar për veprat e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Më konkretisht, prokurorët e SPAK kanë hetuar 162 procedime penale me 255 persona të dyshuar për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar si dhe 240 procedime penale me 209 persona të dyshuar për veprat penale që lidhen me korrupsionin.

Rreth 166 procedime penale me 240 persona të dyshuar janë hetuar nga prokuroria e posaçme për vepra të penale të tjera.

Ngjarja paraprake

Papa Françesku: Ju tregoj takimin me Diegon Maradonën

Ngjarja e ardhëshme

U largua me urgjencë nga emisioni sapo qarkulloi lajmi se ishte kapur me drogë, çfarë iu tha kolegëve Shpat Kasapi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian