Bilanci i COVID në Shqipëri, MSH: 974 qytetarë të infektuar dhe dy humbje jete në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2153 teste prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 974 qytetarë kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.

Sipas Ministrisë dy pacientë kanë humbur jetën.

Ndërkohë 377 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Sakaq aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë.

Sipas autoriteteve shëndetësore në gjithë vendin janë 4,235 qytetarë aktivë me Covid-19.

Njoftimi: Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2153 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 974 qytetarë, në këto bashki:
438 në Tiranë, 61 në Vlorë, 54 në Shkodër, nga 41 qytetarë në Durrës, Fier, 31 në Berat, 26 në Sarandë, 25 në Lushnje, 21 në Lezhë, 18 në Gjirokastër, 17 në Krujë, 15 në Dimal, nga 12 qytetarë në Kavajë, Divjakë, nga 11 qytetarë në Himarë, Elbasan, nga 10 qytetarë në Vorë, Roskovec, Tepelenë, nga 9 qytetarë në Korçë, Kurbin, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 qytetarë Kamëz, Kuçovë, nga 5 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Pogradec, Gramsh, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, Mat, Selenicë, Përmet, Kolonjë, Skrapar, nga 3 qytetarë në Mirditë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Këlcyrë, Devoll, Belsh, Librazhd, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Shijak, Rrogozhinë, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj.
Janë 4,235 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetare nga Tirana të moshave 64-74 vjeç.
Janë shëruar 377 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,070 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 974
Të shëruar në 24 orë 377
Të shtruar në spitale 24

Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2153

Testime totale 1,856,756
Raste pozitive 283,811
Raste të shëruara 276,070
Raste Aktive 4,235
Humbje jete 3,506

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,755
Fier 336
Vlorë 235
Durrës 210
Shkodër 208
Berat 114
Lezhë 109
Gjirokastër 95
Elbasan 82
Korçë 52
Dibër 28
Kukës 11

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lëkurë yndyrore, në fytyrë dhe në trup: Shkaqet, simptomat dhe kujdeset

Story i radhës

Punimet në rrjet, KEDS: Këto zona do të mbesin pa rrymë gjatë dy ditëve në vijim

Të fundit nga