Bilanci i COVID-19 në botë

Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar të paktën 2 630 768 të vdekur në botë që kur Kina njoftoi shfaqjen e sëmundjes në dhjetor 2019, sipas të dhënave zyrtare.

Më shumë se 118 527 720 raste infektimi janë diagnostikuar zyrtarisht që prej fillimit të pandemisë. Pjesa më e madhe e të sëmurëve të shëruar kanë ende simptoma edhe për shumë javë.

Pjesa më e madhe e të sëmurëve të shëruar vazhdojnë të kenë simptoma edhe pas disa javëve ndoshta dhe muajve.

Shifrat bazohen në bilancet e komunikuara çdo ditë nga autoritetet shëndetësore të çdo vendi.

Në një ditë, 9 862 viktima dhe 479 258 raste të reja janë regjistruar në botë.

Vendet që kanë regjistruar më shumë viktima janë Brazili me 2 233 të vdekur, SHBA-ja me 1 557 dhe Meksika me 654.

SHBA-ja është një prej vendeve më të prekura si për nga numri i të vdekurve ashtu dhe për nga numri i rasteve, me 530 821 të vdekur për 29 286 142 raste të regjistruara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 272 889 të vdekur dhe 11 277 717 raste, Meksika me 193 142 të vdekur dhe 2 151 028 raste, India me 158 677 të vdekur dhe 11 308 846 raste dhe Britania e Madhe me 125 168 të vdekur me 4 241 677 raste.

Mes vendeve më të prekura, Republika Çeke është ajo që numëron numrin më të madh të viktimave në raport me popullsinë me 214 të vdekur për 100 000 banorë e ndjekur nga Belgjika (193), Sllovenia (191), Britania e Madhe (184) dhe Mali i Zi (177).

Europa numëronte dje në orën 11:00 GMT 889 491 të vdekur për 39 427 638 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 710 971 të vdekur për 22 491 564 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 553 156 të vdekur për 30 184 807 raste, Azia 261 722 të vdekur për 16 525 363 raste, Lindja e Mesme 107 463 të vdekur për 5 858 394 raste, Afrika 107 007 të vdekur për 4 006 896 raste dhe Oqeania 958 të vdekur për 33 066 raste.

Ngjarja paraprake

Si ta bëni partnerin të çmendet për ju?

Ngjarja e ardhëshme

5 ditë më parë humbi bashkëshortin, Covid-19 i merr jetën profesoreshës së njohur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian