“Bilanc lufte” në Athinë: Dy viktima e tre të plagosur pas dy përplasjeve më armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Athinë, ku dy persona kanë humbur jetën. Mediat në vend bëjnë të ditur se gjithçka nisi pas një konflikti verbal mes dy personave.

Pas një debati, shoferi i një prej automjeteve qëlloi në drejtim të një shoferi tjetër duke e lënë të plagosur. Më pas ai doli doli nga makina dhe u përpoq që të largohej nga vendi i ngjarjes por u mor përpara nga një makinë që po kalonte aty pranë.

Të dy të plagosurit u dërguan në spital, ku njëri prej tyre nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Ndërsa viktima e dytë u regjistruar pas një grabitjeje me armë.

Grabitja ndodhi në një pikë karburanti, në Avenue Dimokratis, në zonën e Aghii Anargyri. Sipas raportimeve, autori u përball me efektivët e policisë ndërsa largohej. Pas një shkëmbimi me të shtëna me armë zjarri, autori përfundoi i vdekur dhe dy policë mbetën të plagosur lehtë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ekzistojnë njerëz që e kanë provuar dhimbjen e vërtetë, dhe ndihen keq t’i shohin të tjerët po njësoj…

Story i radhës

Gjenden pjesë trupi në rrënojat e qendrës tregtare të goditur nga raketat ruse

Të fundit nga