Bien sërish rastet me COVID-19 në Greqi

Greqia regjistroi sërish këtë të enjte rënie të rasteve nga COVID-19. 2 mijë e 604 të infektuar në 24 orët e fundit.

Ndërkohë 5 pacientë kanë humbur jetën në po kaq orë. Gjithsesi, problem në shtetin fqinj mbeten rastet me variantin Delta pasi 219 të tilla ishin vetëm sot.

Edhe pse në sezon turistik, Greqia kërkon të përshpejtojë vaksinimin ndaj COVID-19 pasi ka administruar 10 milion doza dhe ka vaksinuar 53% të popullsisë.

Kryeministri Mitsotakis i ka bërë thirrje gjithë popullatës të vaksinohet pasi nuk ka për ta mbyllur më vendin për ata që nuk pranojnë të vaksinohen.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

SPAK vijon me arrestime zyrtarësh të lartë për korrupsion, vjen mesazhi i fortë i Fatmir Xhafajt

Ngjarja e ardhëshme

Rruga që po ua ha “ymrin” qytetarëve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian