Bien ndjeshëm infektimet në Kosovë, sot vetëm 4 raste

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 4 raste pozitive me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.546. Në total numri i rasteve aktive është 414.

Në 24 orët e fundit nuk ka pasur vaksinim kundër COVID-19 (për shkak të festës së Bajramit qendrat nuk kanë punuar). Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.251 doza të vaksinës. Deri më sot 822.045 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministri Bekim Sali i shfuqizon të gjitha masat anti – Covid

Story i radhës

Koncert tematik / Gani Grubi – Bilbili i Çarshisë së Shkupit

Të fundit nga