Bie thuajse çdo 5 vjet, historia e dhimbshme e Turqisë me tërmetet

E shtrirë në një zonë me aktivitetet të lartë sizmik, Turqia i ka të zakonshëm tërmetet.

Thuajse çdo 5 vjet, sipas një raporti të publikuar në prill të këtij viti nga Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, ndodh ndonjë tërmet që shkakton edhe viktima.

Një i tillë ndodhi edhe dje në Izmir i shkallës 6.6.

Që prej vitit 1900 deri në vitin 2017, në Turqi janë regjistruar 201 tërmete të shkallës 6 Rihter e më të fuqishëm.

Gjithsesi më i fuqishmi ndodhi në vitin 1939, i shkallës 7.9 sipas Rihterit, në provincën Erzincan, kur la të vdekur 32.962 persona. Qyteti thuajse u shkatërrua plotësisht.

E Izmiri ishte goditur edhe më fortë se sot, më 1999. Një tërmet i shkallës 7.4 sipas Rihterit, la të vdekur 17.480 persona.

Tërmetet më të fuqishme në Turqi që nga viti 1900

Viti 1903 – Tërmet 7,0 Rihter në provincën Mus, 2.803 të vdekur

Viti 1912 – Tërmet 7,3 Rihter në provincën Tekirdag, 2.836 të vdekur

Viti 1914 – Tërmet 7,0 Rihter në provincën Burdur, 2.344 të vdekur

Viti 1939 – Tërmet 7,9 Rihter në provincën Erzincan, 32.962 të vdekur

Viti 1942 – Tërmet 7,0 Rihter në provincën Niksar, 3.000 të vdekur

Viti 1943 – Tërmet 7,4 Rihter në provincën Samsun, 2.824 të vdekur

Viti 1944 – Tërmet 7,2 Rihter në provincën Gerede, 3.959 të vdekur

Viti 1966 – Tërmet 7,2 Rihter në provincën Mus, 2.394 të vdekur

Viti 1970 – Tërmet 7,2 Rihter në provincën Kutahya, 1.086 të vdekur

Viti 1976 – Tërmet 7,0 Rihter në provincën Van, 3.840 të vdekur

Viti 1975 – Tërmet 6,9 Rihter në provincën Dijarbakirit, 2.394 të vdekur

Viti 1983 – Tërmet 6,9 Rihter në provincën Erzurum, 1.155 të vdekur

Viti 1999 – Tërmet 7,4 Rihter në provincën Izmir, 17.480 të vdekur

Viti 2011 – Tërmet 7,0 Rihter në provincën Van, 644 të vdekur

Ngjarja paraprake

Liverpool, Klopp zbulon metodën që përdor për të përgjuar lojtarët

Ngjarja e ardhëshme

Tentoi të vriste me armë zjarri 37-vjeçarin pas një konflikti të çastit, parandalohet ngjarja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian