Bie dyqani online i Apple përpara se të fillojnë porositë e iPhone 13

Dyqani online i Apple ra pak orë përpara se të fillonin porositë për iPhone 13 mini, iPhone 13, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max.

Smartfonët do të lançohen fillimisht në 30 vende të botës. Të gjitha modelet iPhone 13 kanë dizajne thuajse identike me modelet e vitit të kaluar iPhone 12.

Vinë me procesorin e shpejtë A15 Bionic, përmirësime të kamerës, jetëgjatësi më e lartë baterie dhe një notch më të vogël. Dy modelet Pro kanë ekranin ProMotion me frekuencë të lartë që mund të arrijë deri në 120Hz.

Çmimet për iPhone 13 mini fillojnë nga 699 dollarë, iPhone 13 nga 799 dollarë, iPhone 13 Pro nga 999 dollarë dhe iPhone 13 Pro Max nga 1,099 dollarë. Porositë fillojnë sot më 14 Shtator ndërsa janë në dyqane javën e ardhshme me 24 Shtator. /PCWorld Albanian

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Tayna e paska pasur idenë e Kim Kardashian para 3 vitesh

Ngjarja e ardhëshme

Një viktimë nga Covid 19 në Tetovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian