Bideni vazhdon të emërojë anëtarët e administratës së re

Presidenti i ri i zgjedhur i ShBA-së Joseph Biden ka vazhduar të emërojë anëtarët e administratës së ardhshme dhe gjysmën e tyre do ta përbëjnë gratë.

Demokrati Biden ka vazhduar përgatitjet për të ardhur në Shtëpinë e Bardhë pa pritur që presidenti në ikje, republikani Donald Trump, të pranojë humbjen në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 3 nëntor.

Bideni tashmë ka emëruar Ron Kleinin shef të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë dhe dje ai ka emëruar nëntë persona, përfshirë Jen O’Malley Dillonin, e cila do të jetë zëvendësshefe e kabinetit, ndërsa ka qenë drejtore e fushatës së Bidenit.

Këshilltarët e presidentit të ri do të jenë Steve Ricchetti dhe Mike Donil, të cilët kanë bashkëpunuar me Bidenin ndërsa ai ishte nënkryetar i SHBA-së gjatë kohës së demokratit Barack Obama.

Këto shifra pasqyrojnë angazhimin e Bidenit për të “formuar një qeveri që duket si Amerika, që ka ekspertizë dhe mund të japë rezultate nga dita e parë”, thuhet në kumtesën e ekipit të Bidenit të ngarkuar me tranzicionin.

Ngjarja paraprake

Djema mbani shënime! Vajzat e kësaj shenje horoskopi, janë ëndrra e çdo vjehrre

Ngjarja e ardhëshme

Putin: Askush nuk mund të thotë se Turqia ka shkelur të drejtën ndërkombëtare në Karabak

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian