Bideni kërkon pako trilionëshe për ndihmë

Një nga ndihmësit kryesor ekonomik të presidentit Joe Biden, u bëri thirrje senatorëve demokratë dhe republikanë të miratojnë një pako ndihmë të re prej 1.9 trilion dollarësh për koronavirusin, për të ndihmuar amerikanët në nevojë dhe për të shmangur një krizë më të madhe ekonomike.

Brian Deese, drejtor i Këshillit Ekonomik
Kombëtar, tha se do të flasë me senatorët si pjesë e një nisme të administratës
së Presidentit Biden për të argumentuar nevojën e një plani më të madh
financiar shpëtimi.

Ne nuk mund të presim”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Thjesht arsyeja se politika në Washington ka qenë e bllokuar më parë, nuk do të thotë se duhet të vazhdojë të bllokohet”, shtoi tutje.

Pandemia COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e më
shumë se 417,000 amerikanëve, ka bërë që miliona të humbin punën dhe po
infekton më shumë se 175,000 njerëz në ditë, çka përbën një krizë të ngutshme
për administratën e Bidenit.

Presidenti Biden, i cili mori detyrën të mërkurën, bëri fushatë me premtimin për të ndërmarrë veprime agresive kundër pandemisë, të cilën paraardhësi i tij Donald Trump shpesh e minimizoi.

/Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Kur “fluturat në stomak” papritur zhduken

Ngjarja e ardhëshme

​Kramariq bëhet shënuesi më i mirë kroat i të gjitha kohërave në Bundesligë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian