Bideni kërcënon t’i largojë nga puna ata që s’respektojnë kolegët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i është drejtuar stafit të tij me një fjalim në ditët e para të punës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në Shtëpinë e Bardhë, janë një sërë punëtorësh të trashëguar
nga Qeveria Trump, të cilët po i ushtrojnë detyrat e tyre. Pavarësisht kësaj,
Bideni u ka bërë thirrje të gjithëve, përfshirë stafit të tij të ri, që të ketë
bashkëpunim dhe mirësjellje mes tyre, përndryshe, paralajmëron se do t’i pushojë
nga puna.

Kemi shumë obligime, në të njëjtën kohë kemi privilegje. Jeni duke punuar në Qeverinë më të denjë në botë dhe na duhet ta restaurojmë tërë këtë vend prandaj pres nga ju të jeni pjesë e kësaj. Por nuk po bëj shaka kur po e them këtë, nëse jeni duke punuar me mua dhe dëgjoj që po trajtoni një tjetër koleg me mosrespekt, të flisni ulët me dikë, ju premtoj që do t’ju largojë nga puna në vend, po e theksoj NË VEND. S’ka “por”, këtë po e them për të gjithë”, u shpreh Bideni.

Bideni tha se sjelljet e këqija mes kolegëve janë të papranueshme në Shtëpinë e Bardhë.

Ngjarja paraprake

Kampionati Evropian mund të luhet në vetëm një vend

Ngjarja e ardhëshme

Përkatësia etnike në letërnjoftime, BESA: Një gjë e tillë do të bëhet përmes ndryshimeve të tjera

të fundit nga