Biden zotohet të zvogëlojë dhunën me armë

Presidenti Joe Biden u zotua të zvogëlojë dhunën me armë ndërsa paralajmëroi vendin për një rritje të rrezikshme numrit të vrasjeve gjatë sezonit të verës.

“Kemi vënë në shënjestër aktorët që kryejnë vepra të rrezikshme në komunitetet tona dhe vendin tonë”, tha Presidenti Biden gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa shpalosi një pogram gjithpërfshirës të qeverisë.

Presidenti Biden u zota për “tolerancë zero” për tregtarët mashtues të armëve të cilët trafikojnë armët nga një qytet tek tjetri.

“Ne do të sigurohemi që ju nuk mund të shisni vdekje dhe kaos në lagjet tona”,tha ai.

Administrata e Presidentit Biden do të autorizojë përdorimin e 350 miliardë dollarëve nga paketa federale stimuluese për të financuar departamentet e policisë në zonat që kanë rregjistruar rritje të krimit.

Presidenti tha se aktualisht ka shumë njerëz që janë në gjendje të blejnë armë por nuk duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë. Ai bëri thirrje për rishikimin e rregullave për shitjen e armëve.

I pyetur nga Zëri i Amerikës se çfarë mund të bënte qeveria për të ndryshuar mendimin e atyre që do të qëllonin të tjerët me armë, Presidenti Biden përmendi programet e shëndetit mendor dhe edukimin e fëmijëve qysh në moshë të hershme. Ai tha se nuk u duhet mohuar strehimi atyre që kanë vuajtur në burg për krimet e tyre dhe janë liruar, ndërsa tha se duhen gjetur mënyra për ri-angazhimin në lagjet e veta të atyre që lirohen nga burgu, “Duke u dhënë atyre pak shpresë, dhe mundësi”.

Pak para fjalimit të presidentit, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland tha se prokurorët në të gjithë vendin do të punojnë me partnerë lokalë “për të krijuar një plan të menjëhershëm për të adresuar shtimin e krimit të dhunshëm që zakonisht ndodh gjatë verës”.

Presidenti Biden shpalosi planin kundër krimit pasi u takua me një grup dypartiak të kryetarëve të bashkive, aktivistë të komuniteteve dhe zyrtarë të zbatimit të ligjit.

“Presidenti ishte shumë i interesuar. Ai donte të dinte strategjitë që po funksiononin në terren, në komunitetet tona, në shtetet tona”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Nju Xhersit Gurbir Grewal. “Ne patëm një bisedë për reagim të shëndetshëm, që Presidenti e përshkroi në propozimin e tij sot së bashku me Prokurorin e Përgjithshëm Garland, dhe përgjigja me të vërtetë është e ndërtuar në bazë të modeleve që kanë funksionuar në të gjitha komunitetet tona”.

Shumë republikanë po e shfrytëzojnë situatën e krijuar nga rritja e krimeve për të kritikuar të majtën lidhur me politikat e tyre të supozuara kundër policisë.

“Biden dëshiron të fajësojë armët dhe pronarët e ligjshëm të armëve në vend të përqafimit të hapur të demokratëve ndaj lëvizjes ‘Defund the Police’ (shkurtimi i fondeve për policinë)dhe qasjes së butë ndaj krimit”, tha përmes një deklarate të publikuar të mërkurën udhëheqësi i opozitës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve Kevin McCarthy ./VOA

Ngjarja paraprake

Kosova në mes Asociacionit dhe shkëmbimit të territoreve

Ngjarja e ardhëshme

Horoskopi 24 Qershor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian