biden u shpreh optimist per armepushimin ne gaza hamasi mohon perparimin ne negociata po shesin iluzione 66c1058226314

Biden u shpreh optimist për armëpushimin në Gaza, Hamasi mohon përparimin në negociata: Po shesin iluzione

August 17, 2024
1 minut lexim

Hamasi i ka përshkruar sugjerimet për përparim në një marrëveshje armëpushimi Izrael-Gaza si një iluzion, pasi presidenti i SHBA, Joe Biden tha se ndihej “optimist”.

Pas dy ditësh bisedimesh të mbështetura nga SHBA në Katar, Biden tha të premten “ne jemi më afër se kurrë”.

Megjithatë, një zyrtar i lartë i Hamasit i tha BBC-së se nuk kishte pasur përparim dhe ndërmjetësit po “shisnin iluzione”.

Izraeli tha se “vlerëson përpjekjet e SHBA dhe ndërmjetësve për të bindur Hamasin nga refuzimi i tij për një marrëveshje për lirimin e pengjeve”.

Ushtria izraelite nisi një fushatë në Gaza për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të një sulmi të paprecedentë në Izraelin jugor më 7 tetor, gjatë të cilit rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 u morën peng.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ushqimi i pashendetshem helmohen 20 qytetare mbyllet furra 66c0ffc4c3245
Story i mëparshëm

Ushqimi i pashëndetshëm – Helmohen 20 qytetarë, mbyllet furra

inzagi nuk kursen kritikat pas hapit fals te interit 66c1079c7854f
Story i radhës

Inzagi nuk kursen  kritikat pas hapit fals të Interit

Të fundit nga

ShkoLartë