Biden planifikon të marrë pjesë në debatin përfundimtar me Trumpin

Kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden deklaroi se planifikon të marrë pjesë në debatin përfundimtar presidencial të javës së ardhshme me presidentin Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Oponentët mbajtën duele në sallat e qytetit të enjten në mbrëmje pasi Trump refuzoi planin e komitetit të debatit për të mbajtur forumin virtualisht pasi presidenti doli pozitiv me COVID-19.

I pyetur nëse ai do të insistonte që Trump të bëjë një test të koronavirusit ditën e debatit të javës tjetër, Biden tha “Po. Përndryshe, para se të vija këtu, unë bëra një test tjetër”.

“Unë i kam bërë çdo ditë”, tha Biden për ABC News në sallën e qytetit në Filadelfia të Pensilvanisë. “Unë do të respektoj atë që kërkojnë rregullat e komisionit. Unë isha i përgatitur për të debatuar në distancë, e cila supozohej të ndodhte ndërsa ai tha se nuk do ta bënte atë, një debat virtual ose një në sallën e bashkisë. Ai nuk deshi të bënte. Unë nuk i vendosa ato rregulla, komisioni i vendosi ato rregulla”, tha Biden.

Duke folur në një sallë të qytetit në Miami të Floridës, Trump tha se nuk mund të mbajë mend nëse bëri testin e COVID-19 më 29 shtator kur u mbajt debati i parë. I pyetur nëse e dinte nëse ai u testua atë ditë, Trump tha: “Ndoshta e kam bërë, ndoshta nuk e kam bërë”.

Trump doli pozitiv më 1 tetor së bashku me zonjën e parë Melania Trump pasi një nga ndihmëset e tij, Hope Hicks, u diagnostikua me virusin.

I pyetur nëse testohet çdo ditë për sëmundjen, Trump tha se është testuar “shumë”.

“Isha në formë të shkëlqyeshme për debatin dhe pak kohë pas debatit rezultova pozitiv”, shtoi ai.

Debati përfundimtar është planifikuar për më 22 tetor, vetëm një javë e gjysmë para ditës së zgjedhjeve.



. .

Ngjarja paraprake

Bie nga shkallët gjatë punës/ Vdes në mënyrë tragjike 50-vjeçari shqiptar në Greqi

Ngjarja e ardhëshme

Dërgohen në banesën e fundit dy vëllezërit Arifaj që u goditën nga treni në Gjermani

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian