Biden me gruan e tij votojnë në zgjedhjet presidenciale

Kandidati demokrat për president në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe gruaja e tij, Jill votuan sot në zgjedhjet
e vitit 2020, transmeton Gazeta Sinjali.

Kështu ata u bashkuan me amerikanët të cilët shfrytëzuan rastin për të votuar më herët.

Biden votoi në
ndërtesën e zyrës shtetërore Carwell në qytetin e tij të lindjes Wilmington,
Delaware, raporton Reuters.

Ai pritet të fitojë
lehtësisht në Delaware dhe kanë mbetur vetëm gjashtë ditë deri në zgjedhjet e 3
nëntorit, ku kundërshtari i tij është përfaqësuesi republikan dhe presidenti
aktual, Donald Trump.

Trump votoi të shtunën në bibliotekën publike përballë një prej klubeve të tij të golfit në shtetin e Florida. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Gjermania paraqet masa të reja kundër koronavirusit

Ngjarja e ardhëshme

Qeveria heq dorë nga ndalesa për vetëm katër mysafir në shtëpitë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian