biden leshon urdher ekzekutiv per ndertimin e qendrave te te dhenave per inteligjencen artificiale ne prona federale 6786c4bb3f248

Biden lëshon urdhër ekzekutiv për ndërtimin e qendrave të të dhënave për inteligjencën artificiale në prona federale

January 14, 2025
min lexim

Presidenti Joe Biden lëshoi një urdhër ekzekutiv të martën për zhvillimin e qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale në gjashtë prona federale. Urdhri vë theksin tek furnizimi i tyre me energji të pastër dhe respektimi i standardeve të larta të punës.

Përmes një deklarate, Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara janë udhëheqësi botëror në fushën e inteligjencës artificiale, por kjo nuk mund të merret si e mirëqenë.

“Nuk do të lejojmë që Shtetet e Bashkuara të mbeten pas, kur flitet për një teknologji që do të përcaktojë të ardhmen, pa sakrifikuar standardet kritike mjedisore dhe përpjekjet e përbashkëta për të mbrojtur ujin dhe ajrin e pastër”, tha zoti Biden.

Urdhri kërkon që Departamenti i Mbrojtjes dhe Departamenti i Energjisë të përcaktojnë tre vende të përshtatshme ku kompanitë private do të marrin tokën me qira, të paguajnë për ndërtimin dhe funksionimin e qendrave të të dhënave dhe të sigurojnë furnizimin me energji të pastër e të bollshme të tyre.

Kompanitë që do të marrin lejet gjithashtu do të duhet të blejnë “një sasi të përshtatshme” të gjysmëpërçuesve të prodhuar në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në sigurimin e një “zinxhiri të fuqishëm furnizimi me gjysmëpërçues të prodhuar në vend”, tha Shtëpia e Bardhë.

Përveç përcaktimit të zonave, në bazë të urdhrit ekzekutiv, qeveria federale do të angazhohet gjithashtu të përshpejtojë procesin e marrjes së lejeve për ndërtimin e qendrave të të dhënave.

Gjatë një telefonate me gazetarët, zyrtarë të lartë të administratës theksuan nevojat e sigurisë kombëtare, që Shtetet e Bashkuara të kenë infrastrukturën e tyre të fuqishme të inteligjencës artificiale, si për të ndihmuar në mbrojtjen e saj për përdorim vetjak, por gjithashtu për të parandaluar vende kundërshtare si Kina, që t’i fitojnë këto aftësi.

“Nga pikëpamja e sigurisë kombëtare, është vërtet e rëndësishme gjetja e një mënyre për ndërtimin e qendrave të të dhënave dhe fuqizimin e infrastrukturës për të mbështetur operacionet e avancuara të inteligjencës artificiale në vend, për të siguruar vazhdimin e trajnimit të modeleve më të fuqishme të Inteligjencës Artificiale dhe ruajtjen e tyre në mënyrë të sigurt në Shtetet e Bashkuara”, tha një zyrtar.

Një zyrtar i lartë i administratës theksoi përparësitë që teknologjia e inteligjencës artificiale, të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara për të shmangur përsëritjen e historisë kur teknologji të tjera u zhvendosën jashtë Amerikës, në vende me standarde më të ulta pune dhe ndikimit tek mjedisi./VOA

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

tiktok po mbyllet ne disa vende ky eshte aplikacioni qe po shkarkohet masivisht 6786c22739d93
Story i mëparshëm

TikTok po mbyllet në disa vende, ky është aplikacioni që po shkarkohet masivisht

imri ahmeti nga banulla mobilizim si asnjehere tjeter per te bere ndryshimin e madh me 9 shkurt 6786c56ed6bdb
Story i radhës

Imri Ahmeti nga Banulla: Mobilizim si asnjëherë tjetër për të bërë ndryshimin e madh më 9 shkurt

Të fundit nga

​Hamza: 9 shkurti – dita e PDK-së

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza në fushatën përmbyllëse të kësaj partie ka thënë se Kosova do të jetë shumë më mirë pas 10 shkurtit. Ai tha se
ShkoLartë