Biden: Kërkova të bëhem president për ta bërë Amerikën të respektuar përsëri në botë

Pasi u zgjodh president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, demokrati Joe Biden ka mbajtur një fjalim para amerikanëve.

Biden e nisi fjalimin duke falënderuar me përulje të gjithë ata që i besuan dhe i dhanë votën.

“Popull, njerëzit e këtij kombi kanë folur. Ata na dhanë një fitore të qartë – një fitore bindëse, një fitore për ne, njerëzit. Jam përulur nga besimi që më keni dhënë,” tha Biden.

“Unë zotohem të jem një president që nuk kërkon të ndajë, por të bashkojë; i cili nuk sheh shtete të kuqe dhe shtete blu, sheh vetëm Shtetet e Bashkuara. Do të punoj me gjithë zemrën time për të fituar besimin e të gjithë juve”, vazhdoi ai.

Biden tha se ka kërkuar të bëhet president për ta bërë Amerikën të respektuar përsëri në botë.

“Unë kërkova këtë detyrë për të rivendosur shpirtin e Amerikës, për të rindërtuar shtyllën kurrizore të këtij kombi, klasën e mesme dhe për ta bërë Amerikën të respektuar përsëri në botë, si dhe për të na bashkuar këtu në shtëpi”, shtoi ai.

Presidenti i zgjedhur e përfundoi fjalimin e tij me një notë
optimizmi.

“Le të jemi kombi që e dimë se mund të jemi. Një komb i bashkuar, një komb i forcuar, një komb i shëruar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zonja dhe zotërinj, kurrë nuk ka pasur diçka që kemi provuar dhe nuk kemi qenë në gjendje të bëjmë. Ju dua të gjithëve. E bekuar qoftë Amerika”. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Lampard thur elozhe për Ziyech: Yll botëror

Ngjarja e ardhëshme

Çanta zbulon shumë detaje! Mënyra se si e mbani tregon gjithçka për personalitetin tuaj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian