Biden formon një ekip prej 12 ekspertëve për ta luftuar COVID-19

Presidenti i zgjedhur
i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden vendosi sot formimin e një
komisioni prej 12 anëtarësh si përparësinë e tij të parë, i cili do të ketë
vetëm një detyrë – të gjejë një mënyrë për Amerikën për të luftuar koronavirusin.

Ekipi i Biden për luftën kundër COVID-19 do të drejtohet nga
tre bashkëpresidentë: Vivek Marty, David Kessler dhe Marcella Nunez-Smith – të
cilët kanë biografi pozitive në fushën e virologjisë.

“Unë nuk do të kursej veten për ta kthyer tërë situatën
me virusin korona,” tha Biden, raporton Reuters, transmeton Gazeta
Sinjali.

Gjatë kampanjës, kandidati demokrat kritikoi Donald Trump në
disa raste për shkak të mënyrës se si ai merret me sëmundjen infektive, i cili
deri më tani ka marrë më shumë se 237 mijë jetë në SHBA.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara regjistruan një numër rekord të rasteve në shtatë ditë, duke e çuar numrin e të infektuarve në 10 milionë që nga shpërthimi i pandemisë. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Oda e Mjekëve jep detaje për doktorin nga Theranda që humbi betejën me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Nagorno Karabak, Azerbajxhani "merr" pikën kyçe

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian