​Biden e von der Leyen premtojnë të frenojnë emetimet e karburanteve fosile

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen kanë premtuar të bëjnë më shumë për të frenuar emetimet e karburanteve fosile nga gazi natyror, në një kohë kur importet evropiane të gazit natyror të lëngshëm të SHBA-së po rriten për shkak të luftës në Ukrainë.

Biden dhe Von der Layen u zotuan sot në një deklaratë të përbashkët se do të përmirësonin bashkëpunimin SHBA-BE për të reduktuar emetimet e metanit nga përdorimi i gazit natyror të lëngshëm, për të punuar në monitorimin dhe raportimin e standardizuar të emetimeve të metanit dhe për ta zvogëluar atë.

Grupet mjedisore paralajmërojnë se zgjerimi i përdorimit të gazit natyror të lëngshëm kërcënon përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane për të reduktuar shpejt emetimet e karburanteve fosile në mënyrë që të parandalojnë skenarët më të keq të ngrohjes globale.

Gazi natyror është kryesisht metan. Është një gaz me efekt të fortë serë që kontribuon më së shumti në ndryshimet klimatike.

Eksportet amerikane të gazit natyror të lëngshëm në Evropë janë pothuajse trefishuar që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Importet e gazit natyror të lëngshëm në Evropë janë rritur 75 për qind që nga viti i kaluar, si rezultat i bojkotit të gazit natyror rus nga Perëndimi dhe vendimit të Moskës për të reduktuar ose pezulluar furnizimet në Evropë për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj saj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arjan Konomi bëhet për spital, rrezikon të humb krahun

Story i radhës

Pse po hesht diaspora Shqiptare karshi Brukselit?!…

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish