Biden do të takohet të enjten me Stoltenberg në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet të enjten në Shtëpinë e Bardhë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërsa aleanca shqyrton hapat e ardhshëm të luftës në Ukrainë, raporton CNN, përcjell Bota sot.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se Biden do t’i bashkohej një takimi midis Stoltenberg dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare Jake Sullivan, pjesërisht për të diskutuar takimin e ardhshëm të NATO-s në Spanjë.

Ata do të “diskutojnë përgatitjet për samitin e NATO-s në Madrid dhe fuqinë e aleancës transatlantike,” tha Jean-Pierre. Samiti i Madridit është planifikuar për në fund të qershorit.

Biden ka miratuar aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Krimi tek të rinjtë dhe fëmijët, Manja: Modele të tilla janë të shumta, do punojmë për parandalimin

Story i radhës

Ja pse Johnny Depp fitoi gjyqin e tij për shpifje kundër Amber Heard

Të fundit nga