Biden dhe gruaja e tij marrin rezultatin e testit për COVID-19

Kandidati demokrat për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe bashkëshortja e tij, Jill Biden, kanë rezultuar negativ në testin për koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Biden përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Jam i lumtur të raportoj se Jill dhe unë kemi rezultuar negativ në testin për COVID. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja. Shpresoj që kjo të shërbejë si një kujtesë: vendosni maskë, mbani distancën dhe pastroni duart”, ka shkruar Biden.

Kujtojmë që me koronavirus është infektuar kundërkandidati i tij, presidenti aktual i SHBA-sëm Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump.

Madje, sot Biden tha se familja e tij janë me mendje me familjen Trump dhe po luten për shëndetin e tyre./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Billie Eilish publikon videoklipin e kolonës zanore të filmit “No Time to Die”

Ngjarja e ardhëshme

Takim i kryeministrit Zaev me përfaqësuesen e BB për Ballkanin Perëndimor, Gellder

të fundit nga