Biden del me deklaratë të kundërt nga ajo e Trump: Çdo votë duhet të numërohet

Kandidati demokrat për
zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka
reaguar duke thënë se secila votë nga amerikanët duhet të numërohet, transmeton
Gazeta Sinjali.

Përkundër deklaratave të kundërshtarit
të tij, Donald Trump, i cili vazhdimisht ka theksuar se duhet të ndalet procesi
i numërimit të votave, Biden përmes një postimi në Twitter ka publikuar një
video duke mbishkruar kërkesën e tij të lartpërmendur.

Ndërkohë, sa i përket rezultateve të deri tanishme në SHBA, demokrati Biden po prin me vota popullore dhe elektorale, ku rezultati është 264-214, në favor të partisë demokratike. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Vetëvendosje: Dorëheqja e presidentit Thaçi – e duhur, por e vonuar

Ngjarja e ardhëshme

Del Piero krahason Pirlon me Zidane

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian