Biberaj: Në Tiranë po zhduken monumentet e kulturës, do vijnë serbët e do na thonë ju keni ardhur nga mali

Aleksandër Biberaj ish deputeti i PD-së tregoi një bisedë me ish kryeministrin e kohës Aleksandër Meksi kur në Tiranë nisi lulëzimi i kioskave.

Aleksander Biberaj: “Pas një mbledhje të KRRTSh-së kur isha ftuar si përfaqësues i Telekom, duke pasur raporte konfidenciale, e pyes: Zoti kryeministër pse po lë kioskat se po prishet Tirana.

Përgjigjja e tij ishte e sinqertë: Aleksandër qytetarët janë pa bukë, në këto kushte kur nuk i ofroj mundësi punësimi dhe mundësitë e emigracionit janë të kufizuara sepse nuk mund të lëviznim në Europë pa viza ishte një mundësi që disa familje të ushqeheshin e disa të punonin.”

“Por deri në 1997 asnjë kioskë nuk ka qenë me leje të përhershme por me leje provizore. Shkatërrimi urban nisi në 1998. Ka qenë një ligj për ndërtimet urbane që nuk e shkeli as Mbretëria as Diktatura sipas të cilit nga rruga nacionale deri në vijën bregdetare nuk do të kishte asnjë ndërtim, vetëm shërbime ambulante. “

Në 1998 kur erdhën të babëziturit e revolucionit proletar në pushtet shikoni cfarë i kanë bërë bregdetit dhe Tiranës.“

Ngjarja paraprake

“Unë ndjeva dhimbjen e Messit”; Suarez flet për herë të parë mbi largimin zhgënjyes nga Barça

Ngjarja e ardhëshme

E konfirmon policia: Një granatë dore u gjet në veturën e dyshimtë tek AKI-ja

të fundit nga