Bexheti në takim me kryesinë e ngushtë të Bashkësise Lokale të f.Radushë

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti së bashku me kryetarin e Këshillit Komunal Saraj z.Muhamed Ramadani realizuan takim me kryesinë e ngushtë e Bashkësise Lokale të f.Radushë.

Bexheti uroi për mandatin e ri i dëshiroi suksese dhe vazhdimësi të bashkëpunimit mes Komunës dhe B.L “Radushë”.

“Qëllimi i këtij takimi ishte të ndëgjohen edhe banorët e vendbanimit Radushë për problemet që i tangojnë dhe me të cilët ballafaqohen por dhe të gjendet zgjidhje për të njejtat. Unë i sigurova përfaqësuesit e Bashkësisë lokale se bashkarisht dhe me mirëkuptim do të mundohemi që me sukses të realizohen projektet e planifikuara për këtë vendbanim”-shkruan Bexheti.

 

Story i mëparshëm

iOs 15.4 mbërrin javën e ardhshme

Story i radhës

KSI: Mbetet në fuqi mbajtja e maskave në shkolla

Të fundit nga