Bettoni: Humbje e dhimbshme, luftuam deri në fund

Real Madrid ka humbur ndeshjen ndaj Levantes e vlefshme për xhiron e 21-të të La Ligas.

Eder Militao u ndëshkua me karton të kuq në minutën e (9′), dhe nga ky rast, loja e Realit ndryshoi rrjedhën tërësisht pasi Levnate kishte avantazhin numerik.

Golat u shënuan nga Asensio (13′), ndërsa për Levante shënuan, Morales (32′) dhe Roger (78′).

Pas ndeshjes, ndihmës-trajneri i Zinedine Zidane, David Bettoni, është shprehur i zhgënjyer me mbarëvajtjen e ndeshjes, por tha se skuadra ka luftuar deri në fund.

“Ishte një humbje e dhimbshme, Kam parë ekipin të trishtuar, por jemi munduar deri në momentin e fundit”, tha ai.

“Gjyqtarët? Nuk dua të jap ndonjë mendim. Ne qëndrojmë besnik  lojës tonë. Unë kam parë një skuadër që më ka bërë krenar”, shtoi ai.

“Tifozët duhet të besojnë në të gjithë titujt deri në fund, normale që duhet të shpenzohet”, përfundoi David Bettoni.

Ngjarja paraprake

Loredana faqet në gropë e mollëzat e fryera me botox

Ngjarja e ardhëshme

Gjermania porosit vaksina kundër Covid19 edhe për vitin 2022

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian