Betin fiton pozicione në renditje

Real Betis ka bërë detyrën në stadiumin “Benito Villamarin”, ku ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Atletico Bilbao.

Ndeshja ishte në pjesën më të madhe të saj e balancuar, teksa do të duhej minuta e 20-të që Iglesias të godiste rrjetën e portës së Simon dhe t’i jepte avantazhin vendasve.

Pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll 1-0, teksa fraksioni i dytë nuk do të sillte ndryshim në rezultat.

Në minutën e 80’ situata do të vështirësohej disi për “bardhejeshilët”, pasi Fekir mori karton të kuq  dhe skuadra e Pellegrinit mbeti në fushën e lojës me një lojtar më pak.

Bilbaoi tentoi që të merrte barazimin duke shfrytëzuar avantazhin numerik, por nuk ia doli të kishte rezultat dhe kjo përballje u mbyll me rezultatin e vendosur që në minutën e 20-të.

Pas takimit të raundit të 28-të, Betis ngjitet në vend të katërt të La Ligës me 49 pikë, teksa Bilbao qëndron në vend të tetë me 40 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Cenometar.Mk: Ngritje drastike e çmimeve të produkteve

Story i radhës

Strategjitë pozitive disiplinore si parandaluese për zhvillimin e situatave të pakëndshme me fëmijët

Të fundit nga