Besonte se vaksina kundër coronavirusit ndryshon ADN-në e njeriut, farmacisti amerikan tenton t’i shkatërrojë qindra doza

Një farmacist amerikan i cili muajin e kaluar shkatërroi qindra doza të vaksinës kundër coronavirusit, është “i apasionuar pas teorive konspirative” dhe që beson në thashethemet se vaksina nuk është e sigurtë, shkruan AP.

Steven Brandenburg kishte nxjerrë nga frigoriferi i Qendrës Medicinale Aurora në Grafton të Visconsin 57 shishe të vogla të vaksinës kundër COVID-19 nga Moderna, ku secila prej shisheve përmban 10 doza – duke tentuar kështu t’i shkatërrojë, sepse gabimisht kishte besuar se vaksina është e rrezikshme dhe se mund të ndryshojë ADN-në e njeriut.

Vaksinat bashkëkohore të Pfizer dhe BioNtech përmes teknologjisë RNA, i ofrojnë trupit të njeriut informacione për proteinat virusale që ndihmojnë në formimin e antitrupave kundër coronavirusit.

Ekspertët thonë se nuk ka dëshmi që ato ndryshojnë ADN-në e njeriut, kurse tashmë miliona njerëz janë vaksinuar me këtë vaksinë.

Ato duhet ruajtur në temperatura tejet të ulëta, ndryshe mund të shkatërrohen, e një gjë të tillë kishte tentuar të bëjë edhe Steven Brandenburg, është thënë në seancën e parë dëgjimore.

“Ai ishte i bindure që vaksina nuk është e sigurtë, pasi që metoda e RNA-së sipas tij e bënë këtë ilaç të pasigurtë”, ka thënë gjykatësi.

Brandenburg në fillim i kishte thënë menaxhmentit të spitalit se rastësisht ishin nxjerrë vaksinat nga frigoriferi, por më vonë kishte pranuar se me qëllim i kishte nxjerrë jashtë. 

Ngjarja paraprake

Administratori i pasurisë së Maradonës: Nuk kam dokumente apo…

Ngjarja e ardhëshme

Infektohet me Covid mjeku i njohur, dërgohet për kurim në Turqi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian