Besnik Kollari: Mihajlo Petroviq me provokoi, Llapashticën e pashë shtritë, policia na sulmoi!

Kurrë nuk harrohet ndeshja e 8 prillit të vitit 1990 mes Prishtinës dhe Proleterit nga Zrenjanini, e cila e çoi në këmbë tërë shtypin ish jugosllav, sidomos atë serb, duke akuzuar Prishtinën. 

Pas përfundimit të kësaj ndeshje, në kuadër të javës së 27-të të Ligës së Dytë federative të ish Jugosllavisë, futbollistët e Prishtinës, u sulmuan nga njësia speciale e regjimit ish jugosllav. 

Ballafaqimi përfundoi baras (0:0), por sipas rregullit kur përfundonte baras, me penallti përcaktohej se kush do fitojë një pikë. 
Ish futbollisti i mirënjohur, Besnik Kollari, në ato vite ndër lojtarët më të mirë të atij shtetit që nuk ekziston më, tregon se si u provokuan dhe u sulmuan nga policia.  

Image

Besnik Kollari

“Së pari ka qenë ndeshje shumë e rëndësishme, një prej konkurrenteve për ligën e parë, Proleteri, edhe at vit edhe hyri. 

Mirëpo, edhe ajo ndeshje u përcaktua më herët, kur dihen edhe  problemet që ishin në vitet 1989 dhe 1990, që nga federata ish jugosllave ishte caktuar refer Sllobodan Joviq nga Kavadarci, ndërsa ne u përgatiten si çdo për ndeshje. 
Ishim ekip e re dhe me disa futbollistë me  përvojë, skuadër e gërshetuar, iu qasem lojës si çdo ndeshje. 

At vit ishim si një skuadër që mos mu largua nga liga, por me kalimin e kohës befasuan me lojë dhe luftonim për dy vendet e para. 

Image

Besnik Kollari me top për Mariborin, në derbi me Olimpinë e Lubljanës

 

Hyjmë me fitua ndeshjen, e dominuam me Proleterin, patëm raste, një penallti nuk u referua kur u pengua Arbër Hasangjekaj, po ashtu ka pas provokime nga lojtarët e tyre dhe u mundonin me e shfrytëzuar situatën e keqe të asaj kohe dhe pikën e dobët tonën, si shqiptar që reagonim.

Mihajlo Petroviq me provokoi, po ashtu edhe lojtarët tjerë, mu personalisht, aty ishte përplot me njësi speciale të policisë e të veshur me antiplumb”, thotë Kollari për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Ndeshje që nuk harrohet, për faktin se pas përfundimit të saj, u sulmuan lojtarët e Prishtinës me shkopinj gome nga policia e regjimit ish jugosllav.   

“Ndeshja ka përfunduar baras (0:0) dhe rregulli ishte nëse mbetet baras mu ekzekutua penalltitë për me fituar një pikë, ne humbën me penallti. 

Pas përfundimit të ndeshjes disa futbollistë tanë kanë diskutuar me referin, kanë kërkuar arsye pse referoi në mënyrë jokorrekte, aty ishin Gani Llapashtica, Muharrem Sahiti, jam afruar edhe unë. 

Kur kam dashtë me dal jashtë fushës, kam kthyer kokën pas dhe kam pa  futbollistët e Proleterit që ishin tubuar në mesin e fushës, mes tyre ka hyrë Shukri Paçarada (portieri) edhe është shtyrë me disa futbollistë të tyre, pastaj kemi vrapuar disa dhe kemi goditur disa futbollistë të tyre. 

Pastaj reagon policia, e mbaj mend se me kanë goditur dy herë. Në ato momente me kapi një polic shqiptar, kurse një polic kur me goditi ia hoqa kapelën. Në at moment me kapi një polic shqiptar duke me thënë: “Çka je ka bën, mos e lash dreqi pa të hëngër, kanë me iu prish duke iu rrah’.  

I kanë goditur disa lojtar tjerë, Sunaj Keçin, Arbnor Morinën etj. I ka pa vet. 

Gjatë rrugës për në tunel, ka pasur shumë polic të njësisë speciale, na fyenin. Kur hyra brenda në zhveshtore e pashë Llapashticën e shtrirë, e kuptuam se e kanë rrahur në tunel, shumicën e lojtarëve i kishin  goditur gjatë rrugës për në tunel. Kemi ndejtur një kohë brenda, bile edhe 7-8 shikues janë fshehur aty në zhveshtore. 

Kemi mbetur një kohë brenda derisa u qetësua. Të nesërmen gazeta serbe e Beogradit “Sport”, ka shkruar se kanë dashur me i mbyt lojtarët e Proleterit, sipas asaj që ishin ankuar ata. Po ashtu duke na fajësuar mu dhe Llapashticën”, tregon Kollari.

Ngjarja paraprake

Daci: S’ka vepër penale, nuk mund t’i detyrosh kontrollorët të punojnë, komploti me vaksinat, çmenduri e qeverisë

Ngjarja e ardhëshme

Në Maqedoni është vaksinuar vetëm 0.7% e popullsisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian