Besmira Ejupi propozohet për konsull në Nju Jork

Prezantuesja e lajmeve do të bëhet konsul gjeneral i Maqedonisë së Veriut në Nju Jork të SHBA-ve, shkruan portali Zoom.mk duke cituar burime brenda qeverisë.

Siç raporton ky portal, mbrëmë qeveria në një mbledhje të mbyllur, me propozim të ministrisë së Jashtme, ka konfirmuar propozimin që Besmira Ejupi të dërgohet për konsul gjeneral në Nju Jork.

Pritet që në konsultime me kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski, zyrtarisht të kërkohet agremani nga vendi nikoqir për konsulin e ri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti serb Vuçiç nderon me medalje aktorin Johnny Depp, zbulohet arsyeja

Story i radhës

Besmira Jakupi propozohet për konsull në Nju Jork

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish