Besimi: Ribalanci është në vijim, mjetet do të orientohen aty ku do të japin rezultate më të mira

Shkup, 28 shtator 2020 (MIA) – Mjetet buxhetore nuk janë për në letër, ato duhet të realizohen në mënyrë që të stimulojnë aktivitetin ekonomik, tha sonte ministri i Financave, Fatmir Besimi, në paraqitjen e tij në televizionin “Sitel”.

“Do të sigurohen mekanizma për ato institucione që janë më të suksesshme në realizimin për të siguruar më shumë mjete, ndërsa ato që kanë zbatim më të dobët, ato mjete të orientohen në pozicionet e duhura ku ka ndikim më të madh. Ribalanci i buxhetit është në vijim, ndërsa mjetet nga pozicionet me më pak realizim do të orientohen në pakon e re të masave”, tha Besimi.

Aty ku padyshim nuk do të realizohen synimet deri në fund të vitit, shtoi ai, nuk ka asnjë arsye që ato mjete të mbeten në buxhet vetëm për të qenë në letër, por ato duhet të realizohen.

Ministri i Financave paralajmëroi se do të përforcohen kapacitetet për planifikim në të ardhmen, si dhe matjen e realizimit me konceptin e ri të reformës së SMART financave. Sipas këtij koncepti, projektet do të planifikohen në planin afatgjatë, ndërsa gjithashtu përmes indikatorëve do të matet realizimi, për të arritur realizim më të mirë, posaçërisht për projektet kapitale. bs/bsh/

Ngjarja paraprake

Limani pritet të mungojë ndaj Besës dhe Feronikelit

Ngjarja e ardhëshme

Zaev: Me Micotakis folëm për ekonominë, me Greqinë do të nënshkruajmë marrëveshje për shmangie të tatimit të dyfishtë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian