Besimi: Rebalanci, i nevojshëm për financimin e pakos së katërt të masave ekonomike

Deputetët filluan debatin për propozim- rebalancin e buxhetit, i cili mund të zgjasë maksimum 5 ditë. Ministri i financave Fatmir Besimi u tha deputetëve se rebalanci është i nevojshëm për financimin e pakos së katërt të masave ekonomike.

Para jush është një dokument të cilin e presin shumë qytetarë dhe kompani të prekura, që të miratohen dhe të jenë në gjendje ta efektuojnë paketën e katërt të masave kundër krizës, për të ruajtur vendet e punës dhe për të zbutur efektet e krizës ekonomike për kategoritë më të prekura nga aspekti social- deklaroi Fatmir Besimi- Ministër i Financave.

Për opozitën, ky rebalanc është joproduktiv, nuk do t’i japë rezultatet e dëshiruara, por vetëm do të rrisë më tej borxhin e shtetit, i cili edhe tani tejkalon pragun e 60% të borxhit publik.

Maqedonia është zyrtarisht një nga vendet me borxhin më të madh sipas standardit të Mastrihtit, dhe ka kaluar kufirin psikologjik të huamarrjes prej 60 për qind të PBV-së, dhe tani borxhi ynë është 60.3 përqind, ose në terma absolutë 6.5 miliardë euro- tha Bojan Stojanovski- deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ky është rebalanci i dytë i buxhetit për këtë vit. Në debatin në Komision u pranuan amendamente për mbështetje financiare për fëmijët pa prindër, skicimin e sektorëve strategjik në industri, ndërtimin e linjës së tretë të ujësjellësit në Likovë dhe Reçicë të Vogël. Kompanitë dhe qytetarët masat nga pakoja e katërt ekonomike do t’i presin pasi rebalanci të votohet në Kuvend me 61 vota.

Andrea Çobanova

Ngjarja paraprake

Rreth 80 persona nga Kosova besohet se janë ende në Siri

Ngjarja e ardhëshme

Kjo është e vërteta që nuk po luan Rashica

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian