Besimi në Takimet vjetore FMN-Banka Botërore: Në përgaditje plani i veprimit për menaxhim më të mirë të investimeve publike

Në takim u theksua se ekipi nga Departamenti i Çështjeve Fiskale të FMN-së, këtë vit shqyrtoi situatën në lidhje me investimet publike në kuadër të misionit PIMA dhe se ai dha rekomandime se si të përmirësohen fazat e ciklit të investimeve. Ministria e financave tashmë është duke përgatitur një Plan Veprimi për Përmirësimin e Investimeve Publike, i cili do t’i paraqitet së shpejti Qeverisë. Përndryshe, Ministria e financave planifikon të krijojë një njësi të re organizative të ngarkuar me investimet publike.

Ministri i financave Fatmir Besimi në takim theksoi përkushtimin e tij për zbatimin e konceptit të financave SMART, pra për të zbatuar financat publike që do të realizohen në mënyrë strategjike, të cilat do të masin performancën dhe do të jenë të përgjegjshme dhe transparente. Reformat që do të bëhen në periudhën e ardhshme kanë për qëllim realizimin e këtij koncepti.

Në këtë kontekst, u theksua se Ligji i ri për Buxhet është hartuar, i cili parashikon planifikimin dhe forcimin afatmesëm të buxhetimit të programeve, dhe kështu përmirësimin e menaxhimit të investimeve kapitale. I njejti është vendosur për diskutim publik në ENER. Gjithashtu, menaxhimi i investimeve kapitale do të jetë pjesë e Sistemit të Integruar të Informacionit të Menaxhimit Financiar, i cili është pjesë e Ligjit për buxhet.

Ngjarja paraprake

Për herë të parë një shoqëri bjeshkatare organizon ecje me grup të madh 

Ngjarja e ardhëshme

“Procesi më i bukur në botë”, Olta i jep gji djalit!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian