Besimi në konferencën e UNDP: Me masat qeveritare sigurohet burim i qëndrueshëm financimi për NJVL

Është e nevojshme të përmirësohet grumbullimi i të hyrave  nga ana  komunave, të bëhet ngritja e   kapaciteteve të komunave për planifikim më të mirë, konsolidim fiskal por edhe transparencë dhe përgjegjësi më të madhe në shpenzimine mjeteve. Këto janë konkluzat kryesore nga konferenca e sotme e UNDP me temë “Pas Covid19: Ndërtojmë qeverisje lokale rezistente”, e në të cilën morri pjesë ministri i financave, Fatmir Besimi.

Ministri theksoi se Buxheti i Republikës së Maqedonisë Veriore siguron të hyra të qëndrueshme për komunat nga dotacionet e TVSH-së, i cili paguhet në shumën prej 4.5% të TVSH-së së mbledhur.

 

“Me masën e miratuar nga Qeveria brenda pakos së katërt, në mënyrë që të sigurohet financim i pandërprerë, në vend të asaj të mëparshme , tre vitet e fundit do të merren si periudhë referimi. Në periudhën e ardhshme, më shumë vëmendje do t’i kushtohet prezantimit  të një sistemi për barazimin e të hyrave, duke promovuar një kriter në shpërndarjen ekzistuese të dotacioneve  nga  TVSH, por gjithmon duke marrë parasysh përpjekjet fiskale që bën secila komunë. “Nga njëra anë, me këtë do të tentohet  të sigurohet një shpërndarje më e drejtë e dotacioneve nga TVSH, por në të njëjtën kohë të inkurajohen komunat të marrin masa dhe aktivitete për të mbledhur të hyrat e përcaktuara me ligj,” tha Besimi.

Lidhur me dotacionet për kompetencat e transferuara në periudhën e ardhshme, do të punohet në përcaktimin e kritereve për shpërndarjen e fondeve të alokuara për kompetencat e transferuara në fushën e arsimit fillor dhe të mesëm, kulturës, mbrojtjes së fëmijëve dhe mbrojtjes së të moshuarve si dhe mbrojtjes nga zjarri. Në të njëjtën kohë, shuma e dotacionevedo të jetë në përputhje me nevojat e komunave, duke respektuar dispozitat ligjore, dhe është e nevojshme të riorganizohen institucionet në nivelin lokal dhe të sigurohet qasja e barabartë e të gjithë qytetarëve në shërbimet e ofruara nga komuna. Në të njëjtën kohë, do të punohet në drejtim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve në nivel lokale për kompetencat e transferuara.

Rritja e të hyrave vetanake të komunave, veçanërisht të ardhurat nga taksat e pronave  të patundshme,  me mbulim më të mirë të bazës tatimore të personave fizik dhe personave juridik dhe rivlerësimi i vlerës së pasurive të patundshme do të vazhdojë gjatë periudhës tjetër afatmesme.

Besimi tha se duhet të rritet transparenca e buxheteve komunale. Ministria e Financave publikon të dhëna tremujore në ueb faqe për të hyrat dhe shpenzimet e realizuara të komunave, por edhe për shumën e detyrimeve të papaguara dhe të paguara. Sidoqoftë, në periudhën e ardhshme, do të bëhen përpjekje për të rritur transparencën e komunave dhe për të publikuar të dhënat nga operacionet financiare në ueb faqet e tyre, si dhe për të publikuar detyrimet e papaguara ndaj kreditorëve.

Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore mbetet e përkushtuar në përmirësimin e aktiviteteve financiare të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe mbështetjen e qeverisë lokale.

Komunat në periudhën e ardhshme, përveç kapërcimit të pasojave të epidemisë me Covid 19, do të duhet të rrisin përpjekjet e tyre për të mbledhur të hyrat e tyre dhe shpenzimet racionale në përputhje me nevojat e qytetarëve në komunë.

Në këtë eveniment fjal rasti kishin edhe ambasadorja e Zvicrës, Sibil Suter Tejada, Zëvendës Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Sanja Bojanic, Kryetari i Komitetit të Këshillave në BNJVL, Tome Solevski dhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski.

Ngjarja paraprake

Bekaj fantastik në Shqipëri, tregon si e priti penalltinë e ish-sulmuesit të Dritës

Ngjarja e ardhëshme

​Pandemia ka rritur rastet e viktimave të dhunës në familje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian