Besim Hasani iu shpall luftë kundërkandidatëve, synon edhe një mandat

Besim Hasani iu shpall kundër kundërkandidatëve për president të Komitetit Olimpik të Kosovë. Në garë përveç tij janë edhe Linda Shala, nënkryetare e Federatës së Basketbolli të Kosovës dhe Ismet Krasniqi president i Federatës së Karatesë së Kosovës. Hasani synon mandatin e shtatë apo në këtë post është nga viti 1996.

“Besim Hasani, kandidon edhe për një mandat në krye të Komitetit Olimpik të Kosovës!
Presidenti i tanishëm i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, do të kandidojë edhe për një mandat në krye të Lëvizjes Olimpike në Kosovë.

Kandidaturën e Hasanit për president e ka dorëzuar sot Federata e Kërlingut e Kosovës, në të cilën është rizgjedhur president në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur javë më parë.

Nën drejtimin e Hasanit dhe kontributit të jashtëzakonshëm të tij, Komiteti Olimpik i Kosovës, më 9 dhjetor 2014, u anëtarësua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, duke thyer izolimin shumëvjeçar të sportit të Kosovës.

Për pozitën e presidentit kanë kandiduar edhe Linda Shala nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Ismet Krasniqi nga Federata e Atletikës së Kosovës.

Shala është nënkryetare e FBK-së, ndërsa Krasniqi kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.
Asambleja Zgjedhore do të mbahet më 25 mars 2021, në Hotel Emerald në Prishtinë”, njofton KOK-u.

Ngjarja paraprake

Hamilton dhe Vettel dëshpërojnë në testimin e Formula 1 në Bahrein

Ngjarja e ardhëshme

Zbulohen detaje: Nëna nga Podujeva rrahu djalin derisa po ia pastronte plagët në QKUK

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian