Besim Dogani: Ndërtimi i identitetit duke fyer popullin shqiptar nuk meriton respekt

Ish politikani Besim Dogani, ka regaura sonte pas protestës të dhunshme në sheshin “Skenderbeu” në Shkup. Ai thotë se ndërtimi i identitetit duke fyer popullin shqiptar nuk meriton respekt, edhe pse deri dje ka qenë përkrahës i maqedonasve për atë çfarë ata kërkonin.

“Dhe pse ju desh të protestoni para monumentit të “Gjergj Kastriotit”? Aty, me sa di unë, nuk ndodhet as ndërtesa e Qeverisë, as e Kuvendit, as e Ministrisë së Jashtme. Deri dje kam qenë përkrahës i fuqishëm i luftës së bashkëqytetarëve me origjinë etnike maqedonase për të mbrojtur identitetin e tyre, por ndërtimi i identitetit kombëtar dhe gjuhësor duke fyer dhe ngacmuar popullin shqiptar nuk më duket si sjellje e qytetëruar dhe nuk meriton respekt. Me skenarë të tillë (qoftë nga e majta ose nga e djathta) do të mbeteni vetëm me veten tuaj, pa miq, pa askënd që do të dojë t’ju mbrojë dhe t’ju simpatizojë! Është për të ardhur keq!”, shkruan Dogani në Facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ardian Bujupi qartëson thashethemet për Jasminën

Story i radhës

Grubi përgëzon Shaqirin dhe Bexhetin për avancimin e cilësisë së programeve mësimore në Saraj

Të fundit nga