Beshlioska: Të përmirësohen kushtet për punën e infermiereve dhe të parandalohet largimi i tyre

Unioni i Shoqatave të infermiereve, teknikëve, akushereve dhe infermieret dentare (SHITAD), e drejtuar nga Shoqata “Rreth nesh”, kërkon përmirësim të kushteve për punën e infermiereve, parandalimin e largimit të tyre dhe të rrisë kënaqësinë e tyre, me atë edhe dinjitetin e tyre.

“Kërkojmë një marrëveshje të unifikuar për infermierët e kujdesit parësor që ndodhen në klinikat koncesionare, në bazë të së cilës ata do të nënshkruajnë kontratat e punës dhe do të dihen të gjitha të drejtat e tyre dhe gjithçka me të cilën përballen në vendin e punës. Duhet të investohet në edukimin e infermierëve, që ata të përfshihen në procesin edukativo-arsimor. Duhet të rikthehen profile të caktuara në arsim, të investohet në procesin arsimor në drejtim të ekspertizës së programeve, të kapërcehen të gjitha momentet që cenojnë më tej dinjitetin, dhe ai është edukimi i jashtëzakonshëm i infermierëve që është një e drejtë kushtetuese dhe që duhet t’i mundësohet secilit individ”, tha kryetarja e Shoqatës së infermierëve, teknikëve, akushereve dhe infermierëve dentarë  (SHITAD), Gordana Beshlioska.

Ajo bëri thirrje që të gjitha  kërkesat e tyre të përfshihen në një ligj, të marrin pjesë në hartimin e tij dhe të përfshihen në komisionet punuese.

 

Story i mëparshëm

Schallenberg: BE duhet të kthej besueshmërinë duke zgjidhur çështjen e negociatave të Maqedonisë dhe Shqipërisë

Story i radhës

Ambasadori rus në Beograd: Qëndrimi për Kosovën s’ka ndryshuar

Të fundit nga