Besa Famgas mobilizohet kundër skuadrës serbe

Skuadra më e trofeshme në Kosovë, Besa Famgas nga Peja, mobilizohet kundër skuadrës serbe Borcit nga Banjalluka, në kuadër të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt).

Të shtunën (me 12 dhjetor), në orën 17.00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë, zhvillohet sfida e parë, ndërsa pas një jave (me 19 dhjetor) ajo e kthimit në Banjallukë.

Borci është në vend të dytë me 20 pikë apo ka  10 fitore e 1 humbje, ka një ndeshje dhe dy pikë me pak se lideri i Kampionatit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Slloga nga Duboj.

“Të gatshëm për përballje me skuadrën e njohur. 

Të vendosur e të përkushtuar për të bërë hapin tutje në Evropë.

Të shtunën djemtë tanë do të japin maksimumin për të përfaqësuar me dinjitet Pejën e Kosovën.

Raundi i tretë i Kupës Evropiane, ndeshja e parë. Besa-Besë…”, ka shkruar Besa Famgas në profilin e tyre në facebook.

Ngjarja paraprake

Skandali i sportistit po e trondit botën, duart në gjokse të një vajze brenda makinës! 

Ngjarja e ardhëshme

Kanada, shteti i dytë në botë që aprovon vaksinën e Pfizerit kundër COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian