Besa Famgas konfirmon ndarjen me Tahirukajn

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Besa Famgas, konfirmon ndarjen me hendbollistin Drilon Tahirukaj. 

Hendbollisti për dhjetë vite ishte pjesë e klubit me të suksesshëm në Kosovë.

Ai nuk ka trofe vendorë që nuk ka fituar me pejanët, që janë klubi bindshëm më i organizuar në vend.

Bashkëpunimit të gjatë, mbi një dekadë, i erdhi fundi. Aloja Drilon Tahirukaj më nuk është pjesë e klubit tonë. Driloni te ne erdhi si një djalosh premtues dhe po largohet si njëri prej hendbollistëve më të mirë në vend. Së bashku kemi fituar shumë trofe, kemi dominuar hendbollin kosovar dhe kemi bërë hapa në Evropë. 

Kontributi i tij ishte i çmuar, ndërsa rritja e tij si lojtar, falë punës profesionale që bëhet te ne, ishte shumë e madhe.

Faleminderit Drilon. Suksese në karrierën e mëtejme”, njofton KH Besa Famgas.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Guardiola: Leipzig është një skuadër e mirë, ka një filozofi të fortë

Ngjarja e ardhëshme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhdhsme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian