Besa Famgas iu shkakton debakël boshnjakëve 

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas nga Peja, i shkakton debakël skuadrës boshnjake, Bosna Visoko, me rezultat 36:18 (14:10), në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt).

Djelmoshat pejan treguan angazhim dhe lojë shumë më të mirë, periudhën e parë e përmbyllën me 4 gola diferencë (14:10) në favor të tyre.

Në pjesën e dytë, Besa edhe më e fuqishme, hendbollistët zbatuan me përpikëri udhëzimet e trajnerit Javier Cavanas.

Fitore e thellë me 18 gola diferencë, që Besa pothuajse është e kualifikuar në rrethin e tretë.

Kampioni i Kosovës, nesër do të zhvillojë takimin e dytë dhe që pritet edhe të sigurojë kalimin me tej. Bosna Visoko pëson debakël, nuk ishte rival i denjë sidomos në 30 minutat e pjesës së dytë.

Ngjarja paraprake

Dimri erdhi! Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët për ditën e nesërme

Ngjarja e ardhëshme

Mos i ndani nga tavolina këto ushqime, pastrojnë mushkëritë tuaja

të fundit nga