berzh12 pengesat e shqiperise per rritje te qendrueshme ekonomike deri me 2030 67875cebb4e06

BERZH:12 pengesat e Shqipërisë për rritje të qëndrueshme ekonomike deri më 2030

January 15, 2025
1 minut lexim

Në draft strategjinë e re të bashkëpunimit me Shqipërinë 2025-2030, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH ) rendit disa fusha dhe aspekte të ekonomisë shqiptare, të cilat duhet të përmirësohen për të siguruar vendit rritjen e qëndrueshme ekonomike.

BERZH vë në dukje se Shqipëri duhet të përmirësojë varësinë e prodhimit të energjisë nga ndryshimet klimaterike. Hidrocentralet janë burimi kryesor i prodhimit të energjisë, duke e bërë sektorin vulnerabil nga reshjet.

Gjithashtu Shqipëria duhet të bëjë më shumë investime në rrjetin e transmetimit të energjisë për të mundësuar përcjelljen e energjisë që pritet të prodhohet nga burimet e reja.

Shqipëria është shumë vulnerabil ndaj nxehtësisë ekstreme dhe thatësirave, ndaj rrëshqitjeve të dheut dhe tërmeteve, të cilat kërkojnë fonde dhe politika shtesë.

Produktiviteti i punës duhet të rritet me tej, pasi aktualisht PBB-ja për punonjës në Shqipëri është sa gjysma e niveleve të BE-së.

BERZH vlerëson se Shqipëria ka mbetur prapa vendeve të Rajonit për sa i përket rezultateve në inovacion.

Sipas Bankës kalimi në turizëm kontribuon në diversifikim më të lartë të ekonomisë, por gjithashtu ky kalim po karakterizohet nga sofistikim i ulët.

Një tjetër fushë që krijon pengesa në zhvillim është konsideruar ndërmjetësimi financiar mbetet i ulët, duke penguar aksesin në financa.

BERZH vlerëson se papunësia e të rinjve është ende shumë më e lartë se papunësia në pjesën tjetër të popullsisë në moshe pune.

Gjithashtu hendeku gjinor në pjesëmarrjen në fuqinë punëtore mbetet i pandryshuar, ndërsa drejtimi dhe administrimi i ndërmarrjeve shtetërore ka nevojë për përmirësime, duke përfshirë transparencë më të mirë dhe llogaridhënie.

Mangësitë në infrastrukturë të shoqëruara me mungesë kapacitetesh financiare janë barriera për ngushtimin e hendekut me produktivitetin në BE, vlerëson BERZH.

Infrastruktura digjitale është e pazhvilluar, veçanërisht në zonat rurale dhe performanca e logjistikës ka rënë në krahasim me BE dhe Rajonin, vë në dukje BERZH

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

monica barbaro seksi me nje fustan te zi merr pjese ne premieren e filmit biografik te bob dylan a complete unknown 678753362366b
Story i mëparshëm

Monica Barbaro seksi me një fustan të zi – merr pjesë në premierën e filmit biografik të Bob Dylan “A Complete Unknown”

thirrja e zyrtarit amerikan per raportet kosove serbi deklarohen nga lvv bejne te qarte kete gje 6787664d795d4
Story i radhës

Thirrja e zyrtarit amerikan për raportet Kosovë-Serbi, deklarohen nga LVV – bëjnë të qartë këtë gjë

Të fundit nga

ShkoLartë