Bërns: SHBA-të qëndrojnë me Maqedoninë e Veriut dhe aleatët

Ambasadorja e SHBA-vë në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Bërns, deklaroi se bota për momentin po kalon momente të vështira me pushtimin rus mbi Ukrainën, megjithatë shtoi se SHBA qëndron krah Maqedonisë së Veriut dhe partnerëve tjerë për të luftuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit.

“Jemi duke u përballur me një moment shumë të vështirë me agresionin e vazhdueshëm brutal rus mbi Ukrainë. Ky është një moment i rëndësishëm për demokracinë dhe demokracitë në gjithë botën kanë qëndruar së bashku”.

“SHBA-të janë me Maqedoninë e Veriut dhe me aleatët e partnerët e tjerë për të luftuar për demokracinë dhe për gjithçka që ne qëndrojmë mbrapa dhe mbi të gjitha është sundimi i ligjit”, tha Kate Marie Bërns, ambasadore e ShBA-ve në RMV.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Xhaferi takon homolugin e tij bullgar, Nikolla Minçev

Story i radhës

Florent Hadërgjonaj flet për miqësoren me Zvicrën dhe shoqërinë me Xherdan Shaqirin

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish