Berlin: Një i vdekur dhe disa të plagosur pasi makina shkel kalimtarët

Një person është vrarë dhe të paktën dhjetëra janë plagosur pasi një makinë shkeli një turmë njerëzish në një rrugë në Berlin.

Zyrtarët e emergjencave thanë se është e paqartë nëse incidenti, që ndodhi në orën 10:30, ishte i qëllimshëm apo aksident.

Një zëdhënës i policisë u tha gazetarëve se shoferi i makinës është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi në qendër të Berlinit, në një prej rrugëve më të frekuentuara.

“Ka persona që janë lënduar rëndë në mbi dhjetëra persona të lënduar”, tha zëdhënësi i policisë, Theo Calbitz.

Sipas raportimeve, makina ka kaluar përmes trotuarit dhe më pas është përplasur për një dyqan.

Fotografitë e postuara shfaqin një makinë Renault Clio që shihet e përplasur në dritaren e një dyqani.

Policia në Berlin tha se afër 130 punëtorë të emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Kryetarja e Berlinit, Fanziska Giffey, tha përmes Twitterit se autoritetet po punojnë për të qartësuar shkakun e kësaj ngjarjeje.

Incidenti ndodhi në rrugëve Rankestrasse dhe Tauentzienstrasse në perëndim të Berlinit./REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kur je i mbrojtur me një mik të vërtetë, ndjen se të është dhënë një dhuratë e madhe!

Story i radhës

iOS 16 do të instalojë përditësimet pa ndërhyrjen e përdoruesit

Të fundit nga