Berisha: Zgjedhjet e 6 marsit me rëndësi kombëtare, japin mesazh

schedule12:31 – 21 Shkurt, 2022

Gjatë një takimi me fermerë në Lushnje, ish-kryeministri Sali Berisha hodhi edhe njëherë akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha. Berisha i akuzoi se janë bashkë në aferën e portit të Durrësit.

“Ju e keni marrë vesh historinë e portit të Durrësit. Është e paimagjinueshme. Një metër katror aty kushton 2 mijë euro. u gjet një arab për të thënë që po e marr unë. Pastaj arabi ua ktheu. Arabi i shiti të gjithë aksionet. Kompania është Rama-brava. Natyrisht kanë futur edhe drejtësinë në kontroll të plotë. Këtyre nuk ua ndjen as për fermerin, as për të sëmurin. Është katërfishuar varfëria sepse nuk rrisin ndihmën ekonomike”, tha ai.

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ish-kryeministri i cilësoi me rëndësi kombëtare.

“6 marsi është një ditë kombëtare, shumë e rëndësishme. Është një mesazh kombëtar që duhet ti dërgojmë kësaj qeverie që nuk ndjek asnjë rregull”, tha Berisha. g.v/

 

Story i mëparshëm

ARSYEJA/ Vrasja më tragjike e pas-luftës në Kosovë, anulohet përsëri seanca në rastin e Donjeta Pajazitaj

Story i radhës

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Të fundit nga