Berisha vuan për të gjetur një ekip të ri

Etrit Berisha po kalon një prej momenteve më të vështirë në karrierën e tij.

Pas shpërthimit në fundin e sezonit të shkuar me Torinon në Serinë A, portieri shqiptar përfundoi sërish në stol.

Asnjë minutë e vetme në këtë kampionat, me gardianin që nuk ishte as i grumbulluar për ndeshjen e fundit kundër Fiorentinës.

Mediat italiane tregojnë se Berisha po kërkon të largohet, por për momentin nuk ka ende një klub që mund të marrë shërbimet e tij.

Portieri shqiptar priste që të luante si titullar të paktën në Kupën e Italisë kundër Milanit. Megjithatë trajneri Juric i besoi sërish Savic duke lënë në stol Berishën.

Merkato e janarit mbyllet brenda pak ditësh dhe Etriti është në luftë me kohën për të shpëtuar karrierën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shtutgarti kërkon Ademin, por Dinamo nuk i jep leje

Story i radhës

T’i flasësh ëmbëlsisht vetes… një ritual që duhet kthyer në përditshmërinë tonë!

Të fundit nga