Berisha vazhdon me paraqitje të mira në Francë

Reimsi është përballur me Strasbourgun në kuadër të javës së nëntë në Ligën 1.

Në këtë ndeshje titullar ka mesfushori i Kosovës, Valon Berisha te skuadra e Reimsit.

Reimsi e ka fituar këtë sfidë me rezultat 2:1, derisa Berisha ka dhënë një asistim fenomenal.

Ylli i Kosovës asistoi për mrekulli te goli i dytë i Reimsit, i shënuar nga Faes në minutën e 26-të.

Për paraqitjen e tij sot, “WhoScored” e vlerësoi Berishën me notën 7.4.

Ndryshe, Arbër Zeneli nuk është ftuar fare sot nga Reimsi.

Ngjarja paraprake

Studentët protestojnë nesër para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri

Ngjarja e ardhëshme

Erdoğan: Muslimanët evropianë përballen me diskriminim sistematik

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian