berisha takim i perzemert me kancelarin e ardhshem merz fitorja e cdu me e rendesishmja pas asaj te trump 67a1120538d74

Berisha: Takim i përzemërt me kancelarin e ardhshëm Merz, fitorja e CDU më e rëndësishmja pas asaj të Trump

February 3, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folurnga Kongresi i CDU-së në Gjermani, u shpreh se takimi me kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, Frederic Merz ishte i përzemërt.

Sipas tij, ai është një nga personalitetet më të fuqishme të Gjermanisë dhe BE-së. I pyetur nga gazetari Ermal Rizaj, se çfarë do të thotë një fitore e CDU-së në Gjermani, Berisha e krahasoi atë me fitoren e Donald Trump.

“Së pari ky ishte një kongres madhështor, me të cilin po kurorëzohet fitorja e Kancelarit të ardhshëm, Frederic Merz, njeriu më të rëndësishëm të Europës. Për mua ishte kënaqësi e madhe, që vija në një ngjarje të tillë pas shumë vitesh. Pata rastin të takoj shumë miq të mëparshëm, miq të rinj dhe një shtrëngim duarsh të përzemërt me kancelarin e ardhshëm, Merz dhe me shumë personalitete të tjera të rëndësishme të kësaj partie.

Në të gjitha këto takime, bashkëpunimi mes Partisë Demokratike, opozitës shqiptare dhe CDU-së ka qenë një çështje kryesore, sikundër e shfrytëzoj këtë rast për të ju bërë thirrje shqiptarëve në Gjermani, që në zgjedhjet e përgjithshme  të Shkurtit të votojnë CDU-në dhe kancelarin Merz, si zgjedhjen në interesin më të mirë të vendit ku jetojnë, por edhe të shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo në botë.

Pas fitores së republikanëve në SHBA, fitorja e CDU-së në Gjermani, do të thotë defakto largimin e të majtës nga skartierja evropiane dhe shqiptare. Siç dihet fitorja në Gjermani, bën vendin e 77 njëri pas tjetrit që e majta mundet dhe triumfon qendra e djathtë dhe e djathta. Natyrisht fitorja e kancelarit të ardhshëm Merz në Gjermani, pas fitores së Donald Trump është fitorja më e rëndësishme në botë për qendrën e djathtë” tha kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shba kosova faktor destabilizues osmani degjoni mesazhet e miqve nderkombetare izolimi nuk mund te jete rruge perpara 67a10c9f8e3ac
Story i mëparshëm

SHBA: Kosova faktor destabilizues, Osmani: Dëgjoni mesazhet e miqve ndërkombëtarë, izolimi nuk mund të jetë rrugë përpara!

gjendet nje raketahedhes ne kufi me serbine policia jep detajet 67a11b640a66c
Story i radhës

Gjendet një raketahedhës në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Të fundit nga

ShkoLartë